Dalin detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Everest Caka dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, Silvana Caka.
Nga dëshmia e gruas së viktimës, mësohet se personi është afruar dhe qëlluar nga pjesa e shoferit ku ishte edhe xhami i hapur i makinës.
“U përplasëm nga një makinë e cila na goditi nga mbrapa dhe ne ndaluam. Vrasësi u afrua dhe goditi me armë nga ana e shoferit. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. Autori erdhi nga ana tjetër dhe e qëlloi bashkëshortin në qafë dhe në gjoks”, mësohet të ketë deklaruar Cakaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.
Deklarata
“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri .
Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”.