HomeAktualitet"Në sytë e fëmijëve të mitur"/Si u plagos ”i forti” i Vlorës...

“Në sytë e fëmijëve të mitur”/Si u plagos ”i forti” i Vlorës Edison Begaj. Zbriti nga makina në derën e shtëpisë, autori i doli… (Video)

spot_img

Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt i cili shihet ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës së tij, ku kishte dhe kamera sigurie, dhe më pas del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet

Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit

Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derëën e makinës.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë./Faxweb

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular