Shqipëria u trondit sërish sot nga krimi në familje, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën, para pak orësh në Librazhd. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në emisionin OPEN detaje nga krimi, duke iu referuar burimeve nga policia.
Ajo ka bërë me dije se paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për xhelozi, por ende asgjë nuk është e konfirmuar
“Jo zyrtarisht nga policia më thanë se çifti dy fëmijë i kishte jashtë shtetit. Njëri nga djemtë jetonte me ta. Ai i ka gjetur të vdekur në banesë. Grindjet mund të kenë qenë për arsye xhelozie. Megjithatë këto janë deklarata paraprake”, tha Hoxha./