BallinaAktualitetIna Zhupa denoncon me video prishjen selektive të ndërtimeve në Ksamil: Ka...

Ina Zhupa denoncon me video prishjen selektive të ndërtimeve në Ksamil: Ka hakmarrje politike

Partia Demokratike akuzon se aksioni për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje po përdoret si hakmarrje ndaj qytetarëve që mbështetën opozitën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në 5 prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar në bashki dhe IKMT për një ndërtim që i zinte rrugën e shtëpisë dhe kishin hapur një portë vëllai nga vëllai se ndërkohë çdo gjë ishte bllokuar. Ndërtimi i denoncuar prej tyre që bllokonte rrugën publike ishte bërë nga familjarë të atyre që punonin në bashki”, deklaron zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Zhupa doli deputete e opozitës në Qarkun e Vlorës.

“Pas zgjedhjeve nuk prishin ndërtimin jashtë çdo norme, çdo leje dhe çdo rregulli që familjarët denoncuan, por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kanë treguar të vërtetën dhe i dolën në krah opozitës. Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtëpisë që datojnë në vitin 2004 sipas të gjitha rregullave dhe që nuk e përfunduan dot për mungesë parash”, vijoi ajo.

“Është detyra jonë që mos ta ndalim betejën për këta qytetarët që na besuan! Për shqiptarët që duan t’i vij fundi pandëshkueshmërisë dhe klientelizmave të miqve dhe familjarëve të pushtetit dhe të gëzojnë pronën dhe të drejtat e tyre sipas ligjit”, tha Zhupa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular