Policia e Tiranës ka sekuestruar doza me kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërkohë që ka arrestuar poseduesin e tyre.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.