BallinaSocialeProf.Ass.Dr.Alma Cani nderohet nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës me titullin “Qytetare Nderi”

Prof.Ass.Dr.Alma Cani nderohet nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës me titullin “Qytetare Nderi”

spot_img
spot_img

Prof.Ass.Dr.Alma Cani nderohet nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës me titullin “Qytetare Nderi”

(Ky respekt i përket të gjitha bluzave të bardha të SU “ Shefqet Ndroqi” që me përkushtim e devotshmëri, forcë e zemër dhanë kontributin maksimal për TRIUMFIN e JETËS shkruan në rrjetin social Facebook Dr. Alma Cani shefe departamenti dhe zv drejtoreshë e këtij spitali)

Të shtunën më 19 qershor në sallën e Pallatit të Kulturës së qytetit të Bulqizës Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Bulqizë organizuan ceremoninë e shpalljes qytetare nderi të zonjës Alma Mehdi Cani, aktualisht mjeke, shefe departamenti dhe zv.drejtore e spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Për dy vjet me rradhë mjekët dhe infermjerët e këtij spitali ashtu si gjithë mjekët dhe infermjerët e Shqipërisë luftuan me vdekjen dhe me armikun e padukshëm COVD 19, dhe trimfuan mbi to.
Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë ndodhen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, ku beteja per jetën nuk është e lehtë.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, solli shembullin e Prof. Alma Cani, e cila po punon me përkushtim në repartin e terapisë intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.“Prof. Alma Cani është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID -19 në repartin e terapisë intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku beteja për jetën nuk është e lehtë, po ku po trajtohen me përkushtim dhe shumë profesionalizëm të sëmurët rëndë të prekur nga virusi i rrezikshëm”, – shprehet Manastirliu.

Dr. Alma Cani është e bija e Dr. Mehdi Canit nga Zerqani i Dibrës, neuro infeksionist i njohur, emrin e të cilit mban sot spitali i Bulqizës.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla gjatë dorzimit të titullit u shpreh se ndjehet i privilegjuar që tja dorzoj titullin “Qytetare Nderi” zonjës Alba Cani që me punën dhe kontributin e saj nderon jo vetëm Bulqizën dhe Dibrën ku shërbeu i jati, por edhe tërë Shqipërinë. Kontributi i saj është i jashtëzakonshëm. Sakip Cami

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular