Bashkëshorti i vdiq 11 vite më parë, Alban Ramosaj i ‘jep leje’ publikisht mamasë që…

0

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtarëve të njohur Alban dhe Beatriks Ramosaj ka folur për vështirësitë që ka hasur pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit 11 vite më parë.

Në emisionin “E Diela Shqiptare”, ajo ka rrëfyer sfidat që ka kaluar për të rritur fëmijët e saj pa bashkëshortin, si dhe ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë familjarët e saj.

Ndërkohë që këngëtari Alban Ramosaj është shprehur i hapur dhe pranon që e ëma e tij të gjejë një partner.

I pyetur nga moderator Ardit Gjebrea nëse do ishte dakord që Antigona të sillte në shtëpi partnerin e saj, këngëtari shprehet se ja ka kërkuar prej kohësh nënës së tij që të gjejë një person që ta ketë në krah.

Ardit Gjebrea: Ju jetoni të tre bashkë, kur jeni larguar nga Kosova?

Antigona Ramosaj: Kur isha 16 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po babai i Albanit dhe Triksës?

Antigona Ramosaj: Unë atë e njoha sa isha në Gjermani. Isha tek dajat e mi, kishin një restorant të vogël dhe punoja si vajzë dhe një herë a dy herë e kam parë që ka ardhur për darkë dhe më thotë daja im, të kemi fejuar se ai djali shumë i mirë. I thashë po si më keni fejuar, ndërkohë që unë nuk e njihja fare. Por kam qenë shumë me fat sepse ka qenë shumë i mirë.

Ardit Gjebrea: Sa vite ka që është ndarë nga jeta?

Antigona Ramosaj: 11 vite.

Ardit Gjebrea: Dhe ju në asnjë moment nuk menduat që të shihnit jetën me dikë tjetër, por iu dedikuat fëmijëve?

Antigona Ramosaj: Nuk e mendova, ia dedikova fëmijëve, ishte ajo gjëja që doja më së shumti në jetë dhe më vjen keq ndonjëherë nëse s’kam bërë ndonjëherë aq sa duhet për këta, por jam munduar me shpirt që mos i mungojë asnjë gjë. Se një femër vetëm pa mbështetje është e vështirë sidomos në këto kohë që po jetojmë, jam munduar me shumë sakrificë që të mbaj dhe dy turne që këtyre të dyve të mos i mungojë asnjë gjë. Jam shumë e lumtur që u rritën, u edukuan, e morën rrugën e vetë, jam shumë e lumtur dhe do i mbështes sa të kem jetë.

Ardit GjebreaKa qenë një moment kur ke thënë, nuk mundem, dorëzohem?

Antigona RamosajNjë moment ka qenë kur kam qenë shumë e sëmurë dhe gati një vit a më shumë i ka marrë Albëria dhe është kujdesur shumë. Pa Albërinë dhe nënën time unë nuk do kisha arritur dot këtu ku jam, i kam pasur krahë të fortë, ja di shumë për nder se çfarë kanë bërë për mua.

Ardit Gjebrea: Nëse mami do vinte me një partner në shtëpi, çfarë do bëje?

Alban Ramosaj: Kam shumë kohë që i them të dalë…

Antigona Ramosaj: Ta sjellë?!

Alban Ramosaj: Tani nuk e di ose unë jam shumë mendje hapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dikë, si mendon?

Antigona Ramosa: Tani që e the publikisht, po e mendoj dhe unë njëherë (qesh).

Alban Ramosaj: Ti e di më mirë për veten tënde si dhe kur është koha që mund të mendosh të takosh dikë ose gjëra të tilla.

Antigona Ramosaj: Faleminderit, por nuk jam e interesuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.