“Ose vaksinohuni ose do ju fus në burg”. Ky është kërcënimi i Presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte për qytetarët e vendit të tij.
Deklarata u bë gjatë një fjalimi televizi të hënën, pas disa raportimeve se qendrat e vaksinimit nuk po frekuentoheshin nga qytetarët.
“Ju zgjidhni … ose vaksinohuni ose unë do t’ju fus në burg ,” tha Duterte, duke kërkuar që të mos keqkuptohet, ndërsa u shpreh se ka një krizë në vend, raporton Reuters.
“Kërcënimet” e Duterte-s kundërshtojnë deklaratat e zyrtarëve shëndetësorë, të cilët kanë thënë se ndërsa qytetarëve u kërkohet të marrin vaksinën Covid, ajo mbetet vullnetare.
Filipinet aktualisht është janë duke u përballur me një numër të lartë të infektuarish ndërsa numëron 1.3 milionë raste pozitive dhe më shumë se 23,000 vdekje.