Të gjithë shqiptarët, duke nisur nga data 13 korrik, sidomos zonat jugore, do mund të lëvizin më lehtë drejt vendit fqinj, Greqisë.
Vendi fqinj ka lajmëruar se Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Po ashtu, Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve
Në njoftim theksohet se duke nisur nga dita e sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.
Gjithashtu, nënvizohet se përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, mund të informoheni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.