Pas 53 vitesh pritje, Italia, më në fund ia ka dalë që të jetë sërish në krye të Europës.
Një javë më parë, “Axurrët” ngritën në qiellin e Wembley-t trofeun e euro “2020”. Trajneri i të kaltërve, Roberto Mançini ka rikujtuar sërish “magjinë” e asaj nate.
Me anë të një postimi në “Twitter”, tekniku, ka shkruar se para një jave nisi sfida e madhe dhe e fundit në “Euro 2020”.
“Para 7 ditësh në këtë orë filluam një sfidë të madhe, të fundit në EURO 2020, në finale kundër Anglisë.
Të gjithë e dinë se si përfundoi. Ato që të gjithë nuk dinë, janë në prapaskenë”, shkroi Mançini.