BallinaKryesoreProgrami spiunazhit më i madh në histori/ Njihuni me Pegasus dhe si...

Programi spiunazhit më i madh në histori/ Njihuni me Pegasus dhe si funksionon ai?

Përdoret për spiunimin më të fuqishëm të zhvilluar ndonjëherë nga një kompani private izraelite NSO Group.

Ai është një malware që “infekton” iPhone dhe pajisjet Android për t’i mundësuar operatorëve të mjetit që të nxjerrin mesazhe, foto dhe e-mail, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona.

Kompania që e prodhoi këmbëngul se synohet vetëm për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve.

Por si funksionon PEGASUS?

Bëhet fjalë për programin i cili sapo të kalojë në telefonin tuaj, pa e vërejtur ju, mund ta shndërrojë atë në një pajisje mbikëqyrjeje 24-orëshe. Kështu, ai mund të kopjojë mesazhet që dërgoni ose merrni, fotot tuaja dhe të regjistrojë thirrjet tuaja. Ai gjithashtu mund të ju filmojë fshehurazi përmes kamerës së telefonit tuaj, ose të aktivizojë mikrofonin për të regjistruar bisedat tuaja. Por kjo nuk është e tëra. Ai potencialisht mund të përcaktojë se ku jeni, ku keni qenë dhe kë keni takuar

Pegasus është programi (ose spyware ) që zhvillohet, tregtohet dhe licencohet për qeveritë në të gjithë botën nga kompania izraelite NSO Group. Ai ka aftësinë të infektojë miliarda telefona që përdorin sisteme operative iOS ose Android

Versioni më i hershëm i Pegasus i zbuluar, u “kap” nga studiuesit në vitin 2016. Që atëherë, aftësitë e tij janë bërë më të përparuara. “Infektimi me Pegasus” thuhet se mund të arrihet përmes të ashtuquajturave sulme “zero-click”, të cilat nuk kërkojnë ndonjë ndërveprim nga pronari i telefonit në mënyrë që të ketë sukses.

Në vitin 2019 WhatsApp zbuloi se softueri i NSO ishte përdorur për të dërguar malëare në më shumë se 1,400 telefona duke shfrytëzuar një dobësi. Thjesht duke vendosur një thirrje WhatsApp në një pajisje të synuar, “kodi me qëllim të keq Pegasus” mund të instalohet në telefon, edhe nëse objektivi nuk i përgjigjet kurrë thirrjes. Kohët e fundit NSO ka filluar të shfrytëzojë dobësitë në softuerin iMessage të Apple, duke i dhënë asaj qasje në qindra miliona iPhone.

Apple thotë se po azhurnon vazhdimisht softuerin e saj për të parandaluar sulme të tilla. Aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare duke përdorur një softuer hakimi të shitur nga kompania izraelite e mbikëqyrjes NSO Group, sipas një hetimi mbi një rrjedhje masive të të dhënave. Hetimi nga Guardian dhe 16 organizata të tjera mediatike sugjeron për një abuzim të përhapur dhe të vazhdueshëm të spiunimit përmes Pegasus, për të cilin kompania këmbëngul se synohet vetëm për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular