Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm, ku në disa zona nuk kanë munguar rrebeshet e shiut.
Por si do jetë moti ditët në vijim?
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë do të përjetojë shkëputje të shkurtër nga ditët përvëluese të verës deri në mesditën e së martës. Reshjet gjatë mesditës së të hënës do të jenë të formës së shtrëngatave të shkurtra dhe në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin. Të martën reshjet do të jenë lokale e të përkohshme.
Më tej do të vijojë moti me diell e temperatura në rritje si më poshtë vijon.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare. Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit.