Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë ka çuar hetimet e SPAK-ut tek Komisioni i Prokurimit Publik.
Nga hetimet ka dalë në pah se ndryshimet që u janë bërë kritereve pas hapjes së tenderit kanë patur garanci tek Komisioni i Prokurimeve Publike.
Në momentin e duhur, ky Komision, që thotë fjalën e fundit për rregullsinë ose jo të një tenderi, i ka dhënë dritën jeshile tenderit 28 milionë euro për të cilin ka disa arrestime nga SPAK.
Në krye të Komisionit të Prokurimit Publik është Jonald Myzyri, i cili ka rrëzuar ankesën kundër tenderit korruptiv të uniformave të policisë
Jonaid Myzyri njihet nga të gjithë si ‘xhuxhi’ i Edi Ramës tek Prokurimet Publike.
Ai vendos për gjithçka e urdhërojnë shefat e mëdhenj. Nëse SPAK i shkon hetimit deri në fund, me siguri do të gjejë se ‘xhuxhi’ i Ramës është një zbulim i Taulant Ballës.
Hetimi i SPAK për tenderin korruptiv të uniformave të policisë po shikohet me shumë vëmendje nga disa palë.
Ky konsiderohet një rast për të zënë në rrjetën e drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, për të cilët u miratua reforma më drejtësi 5 vjet më parë.