Kampioni olimpik Tom Daley vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë pasi fitoi medaljen e tij të parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios
Sportisti britanik, 27 vjeç, u pa duke qëndisur në tribuna të Dielën gjatë Finales së Zhytjes 3m të Trampolinës për Femrat në Qendrën Ujore të Tokios në ditën e nëntë të Lojërave Olimpike në Japoni.
Ai u kap nga kamerat teksa punonte me një copë ngjyrë rozë dhe krem, ndërsa shikonte garën e zhytjes nga stendat me atletët dhe zyrtarët e tjerë.
Tom, shpesh ndan fotografi në faqen e tij duke thurur në Instagram, ku ai zbulon se punimet e tij me gjilpërë e kanë mbajtur atë të movituar gjatë stërvitjes për Lojërat Olimpike.