Garuesit olimpikë që marrin pjesë në Tokyo 2020 po konkurrojnë për një shans që të shkruajnë një faqe në librin e historisë dhe me shpresën për të dërguar në shtëpi një medalje.
Nëse fiton një medalje, qoftë ari, argjendi apo bronzi, ato janë të paçmueshme.
Ish-atletja britanike Kelly Sotherton, e cila fitoi një bronz në heptatlon në Athinë 2004 dhe një tjetër në Pekin 2008, tha për CNN se medaljet e saj janë një kujtesë se si puna dhe përpjekjet shpagohen
“Unë kurrë nuk do t’i shisja medaljet e mia,” tha Sotherton për CNN Sport. “Ato do të thonë shumë për mua”.
Sotherton tha se i mban gjithmonë medaljet afër dhe se nuk i vendos në ndonjë kornizë pasi herë pas here i pëlqen t’i vendosë në qafë.
Çdo medalje ka një diametër prej 85 milimetrash dhe trashësi që varion nga 7.7 mm në 12.1 mm. Medalja e artë në fakt është e bërë në të vërtetë nga argjend i pastër i larë me ar, me rreth 6 gram ar dhe ka një peshë totale prej 556 gram.
Një medalje argjendi ka vlerë rreth 450 dollarë nëse shkrihet. Medalja e bronzit është e përbërë nga 95% bakër dhe 5% zink.
Me çmimet e sotme medalja e arit do të kushtonte 800 dollarë nëse shkrihet, ajo e argjendit 450 dollarë ndërsa e bronzit vetëm 5 dollarë