DETAJE/ Plagosja në Tiranë, goditet me thikë 15-vjeçari, policia sqaron ngjarjen

1
237

Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2021/08/02/detaje-plagosja-ne-tirane-goditet-me-thike-15-vjecari-policia-sqaron-ngjarjen/ […]

Comments are closed.