Rrëfimet tronditëse të mafiozit serb Veljko Belivuk se i ka kryer disa shërbime presidentit Aleksandar Vuçiç po shkaktojnë përplasje të forta politike, duke ngritur lidhjet që ka zyrtari më i lartë serb me përfaqësuesit e botës së krimit.
Kjo duket se është parë me shumë shqetësim nga partia e presidentit Vuçiç, që ka reaguar duke i kërkuar prokurorisë që të hetojë mbi këto akuza të forta që janë botuar në median serbe.
Zyrtarët e Partisë Progresive (Përparimtare) Serbe dhe të Lëvizjes Socialiste ngritën kallëzime penale kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Ministrit të Brendshëm Aleksandar Vulin, për gjithçka që u botua dhe u tha për ta në lidhje me klanin Veljko Belivuk.
Nënkryetari i SNS-së, Milosh Vuçeviç dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste ?orzhe Komlenski ngritën akuza penale kundër Vuçiç dhe Vulin në Zyrën e Prokurorit Publik të Republikë
Vuçeviç u tha gazetarëve se kallëzimi penal përfshin “atë që u vendos pjesërisht nga vetë media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish -regjimit” të cilët, siç shtoi ai, e vendosin Vuçiçin dhe Vulinin në kontakt me klanin e Belivukut.
Vuçeviç, kolegu i partisë së Vuçiçit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut.
Prokuroria akuzon grupin e Bellivukut për krimet më të rënda – ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge.
“Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, tha Vuçeviç. Ai vlerësoi se pa atë kallëzim penal, “gjithçka e kthen në realitet mundësinë e spekulimeve dhe interpretimeve të ndryshme”.
Pse Vuçiç vendosi ta padisë vetveten?
Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar më 30 korrik, Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Kështu raportuan agjencitë e lajmeve në Serbi, por detaje të aktakuzës nuk janë publikuar.
Aktakuza sipas procedurës është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim. REL shkruan se Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual.
Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb. Kjo pasi zyrtarë të qeverisë filluan të publikonin fotografi të trupave të gjymtuar dhe viktima që dyshohet se u vranë nga ky grup i organizuar kriminal.
Zyrtarë serbë e përshkruan këtë grup si një nga më të rrezikshmit dhe ekstremisht brutal. Gazetarë hulumtuesë në Serbi raportuan se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.
Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare. Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime. Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Belivuk dhe grupi i tij po ashtu ishin të lidhur me një ndër grupet e organizuara kriminale në Ballkanin Perëndimor- Kavaçartel- që po e luftonte një grup tjetër- Skaljariclan. Sipas një hulumtimi të përbashkët të KRIK dhe Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, numri i të vdekurve nga vrasjet në stilin mafioz në Serbi dhe Mal të Zi në dekadën e fundit është të paktën 175.
Pas aktakuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzën. Nëse aktakuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji.