HomeAktualitetJa si mund të udhëtosh nga Italia në Shqipëri nëse ju ka...

Ja si mund të udhëtosh nga Italia në Shqipëri nëse ju ka skaduar pasaporta

spot_img

Disa ankesa kanë mbërritur në redaksinë Ora, nga emigrantë shqiptarë në Itali që nuk kanë qartësi për udhëtimin në Shqipëri në raste kur ju ka skaduar afati kohor i pasaportës shqiptare.

Gazetarja e Rtv Ora në Romë, Alba Kepi, është interesuar pranë zyrave konsullore shqiptare në Itali  ku ka marrë informacionin përkatës;

– Emigrantë ose shtetas shqiptarë  në Itali që ju ka skaduar pasaporta mund të pajisen me leje kalimi që e marrin në ambasadë apo në konsullatat shqiptare, duke aplikuar online në platformën www.e-albania.al, e pa qenë nevoja të regjistrohen, por vetëm duke plotësuar të dhënat e tyre në seksionin, aplikim për leje kalimi

– Ata mund të udhëtojnë me leje kalimi drejt Shqipërisë por nuk mund të kthehen në Itali pa marrë pasaportën e re në Shqipëri.

– Leja e kalimit merret edhe nëpërmjet shërbimit postal duke dërguar dokumentet në ambasadë me postë, fotot dhe pagesën prej 30 euro. Leja e kalimit mbërrin në banesën e emigrantit që ka kërkuar shërbimin.

– Gjithashtu leja e kalimit mund te merret duke u  paraqitur personalisht në ambasadën ose konsullatën shqiptare në Itali,  pasi ke bërë aplikimin online.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular