Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re.
Pas fjalës së Ramës më herët, seanca rinisi sërish në orën 13:00. Burime për Top Neës bëjnë me dije se një ambulancë ka shkuar me urgjencë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Kjo për arsye se deputetja e PS, Tatjana Piro është ndjerë keq, për shkak të luhatjes së tensionit.
Ajo vuan prej kohësh prej tensionit që kur humbi djalin e saj.