BallinaAktualitetArrestimi i Thoma Gëllçit, vjen reagimi i parë nga Rama: Nuk di...

Arrestimi i Thoma Gëllçit, vjen reagimi i parë nga Rama: Nuk di asgjë, tani po e marr vesh!

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që dërgoi në arrestimin e Gëllçit, ndërsa shtoi se tani sapo e ka marrë vesh këtë lajm.

“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.

Kujtojmë se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular