BallinaAktualitet500 të helmuar në Krujë nga uji/ Rama 'hedh fajin' tek drejtuesit...

500 të helmuar në Krujë nga uji/ Rama ‘hedh fajin’ tek drejtuesit e ujësjellësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e sotme për helmimin masiv të qytetarëve të Krujës, që dyshohet të ketë ardhur nga ndotja e ujit të pijshëm

Rama e kaloi fajin tek drejtuesit e ujësjellësit të Krujës, teksa u shpreh se qeveria ka bërë investimin për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa cilësinë e ujit e garantojnë drejtuesit e ujësjellësit.

“Sipas jush nuk duhej ujësjesllësi i ri apo ujësjellësi i ri ka sjellë këtë probl? Janë dy gjëra të ndryshme. Të ndërtosh një ujësjellës dhe të cosh ujë në shpia dhe të sigurosh që uji është në të gjitha parametrat është gjë tjetër.

Qeveria ka bërë investimin për ndërtimin e ujësjellësit. Vetë ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është në hetim administrativ. Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të rrugës së re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Nuk kanë lidhje,” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular