BallinaAktualitet"Nga 600 u bënë 2700 metra"/ Skema e drejtorit të Kadastrës që...

“Nga 600 u bënë 2700 metra”/ Skema e drejtorit të Kadastrës që grabiste toka në bregdet

Prokurori i Vlorës, Alfred Sali ka rënë në gjurmët e skemës që grabiste tokat në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe zonat e lakmueshme për turizëm

Me kërkesë të prokurorit janë arrestuar disa zyrtarë në Vlorë ku më kryesori është ish drejtori i Hipotekës Klodian Troci. Ky zyrtar në bashkëpunim me disa persona të tjerë, falsifikonin dokumentet në zyrën e tokave në këshillin e qarkut, ndryshonin shifrat duke i rritur sipërfaqet. Klodian Troci, në bashkëpunim me Bardhyl Gjikën, hiqnin nga arkiva e kadastrës së këshillit të qarkut të Vlorës, dokumentet e shpërndarjes së tokës.

Në një rast nga 600 metra tokë ata kanë e kanë ndryshuar në 2170 metra. Nga 8250 metra katrore që pasqyrohet në aktet e fillimit, pas manipulimit të letrave sipërfaqja shkoi në 9760 metra. Më pas i interesuari në këtë rast shtetasi Spiro Duni i kërkon zyrtarisht kësaj zyre letrat e tokës dhe më pas i paraqiti në zyrën e kadastrës për regjistrim

Ndërsa toka i ishte shitur personave të tjerë. Kjo ka ndodhur në mars të vitit 2020 dhe dokumentet e falsifikuar mbajnë firmën e Klodian Trocit.

Por burimet i thanë Top Channel se dokumentet e falsifikuara nuk u pranuan që të regjistrohen në Kadastër dhe për ta zgjidhur këtë ngërç, Klodian Troci gjeti mundësinë dhe mbështetjen duhur politike që të shkonte vetë si drejtor i Kadastrës për të përfunduar punën që kishte nisur me vjedhjen e tokave.

Ai qëndroi vetëm 9 muaj drejtor dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme dha dorëheqjen.

Ndërkohë prokuroria nisi hetimin për vjedhjen e tokave dhe për të fshehur gjurmët, Bardhyl Gjika, bashkëpunëtor i Klodian Trocit u përfshi ne skemën e zhdukjes së dokumenteve të tokave nga zyra ku punonte. Gjithçka u shit si grabitje por në fakt ishte e organizuar nga brenda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular