BallinaAktualitet“Pa ‘Green Pass’ nuk ka kafe”/ Kreu i Shoqatës së Bareve: Jemi...

“Pa ‘Green Pass’ nuk ka kafe”/ Kreu i Shoqatës së Bareve: Jemi kundër, do të na penalizojë

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj ka reaguar pas deklaratave të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila paralajmëroi se do të kërkohet certifikatë vaksinimi për t’u futur në banere apo në strukturat e tjera të shërbimit

Në një intervistë për Report TV, Jahaj tha se ‘Green pass’ do t’i penalizojë bizneset njëlloj sikurse ka bërë pandemia këto dy vitet e fundit. Për më tepër sipas tij, klientëve u shkelet privatësia nëse u kërkohet certifikata e vaksinimit.

“Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat e çdo klienti. Kjo nuk është as ligjore, pasi nuk mund tu kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet. Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë.

Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh.”– tha Jahaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular