“Akademia e Barinjve”, e cila u mbrojt sot edhe nga kryeministri Edi Rama, nuk kaloi pa debate dhe ironi në parlament
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi kërkoi më shumë detaje për nismën, për të cilën shprehet se qeveria nuk e specifikoi se kush do merret me delet dhe kush me dhitë.
“Gjatë javës së kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi, vetëm nuk na specifikoi cili do të merret me dele dhe kush me dhi” – tha Korreshi
Ndërkohë më herët, kryeministri Edi Ramreagoi në parlament dhe ndaj ironisë së opozitës për “akademinë e barinjve”, e cila u përmend për herë të parë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifa.
Kreu i qeverisë tha se akademi të ngjashme ka në të gjithë botën të cilat ndihmojnë njerëz që punojnë në sektorë të ndryshëm të përshtaten me kohën e re.
“Flas dhe për atë se iu ka mbetur mendja tek akademia e barinjve e çobanëve siç thoni ju. Akademitë e barinjve, akademitë e peshkatarëve, akademitë e fermerëve, pavarësisht moshës janë në të gjithë botën dhe nuk janë si mendoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që iu afrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshme për t’u adaptuar me kohën e re. Prandaj mos qeshni me vete”, tha Rama.