BallinaAktualitetStudimi: Kush janë pacientët më të rrezikuar nga efektet afatgjate të koronavirusit

Studimi: Kush janë pacientët më të rrezikuar nga efektet afatgjate të koronavirusit

Covid-i afatgjatë është vërtet shqetësues për pacientët të cilët vuajnë nga reumatizma

Një studim i ri i realizuar nga hulumtuesit në New York, tregon se pacientët me sëmundje reumatike janë më të rrezikuar për zhvillimin e simptomave afatgjate të koronavirusit.

Ata mund të përballen me humbje të shijes, aromës si edhe vështirësi në përqendrim për më shumë se një muaj.

Dr. Medha Barbhaiya, reumatologe dhe drejtuese e studimit të paraqitur në konferencën e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë, thotë se këta persona janë të rrezikuar për shkak se sëmundja është kronike

 

 

Në studim u përfshinë 7, 505 burra dhe gra mbi 18-vjeç të cilët pranuan se kishin pasur probleme reaumatike, të cilët ishin të prekur gjatë pandemisë me Covid.

Mjekët identifikuan infeksionet afatgjate të Covid si ato me simptoma për më shumë se një muaj.

Ndërkohë studiuesit planifikojnë t’i përdorin këto të dhëna për studime të mëtejshme për pacientët me sëmundje reumatizmale dhe COVID afatgjatë për të përcaktuar nëse simptomat e vazhdueshme të infeksionit ndërhyjnë tek sëmundjet reumatike.

Monitorimi i vazhdueshëm i këtyre pacientëve do të sigurojë njohuri të rëndësishme për efektet afatgjata të COVID-19 te pacientët me reumatizëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular