Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja për t’iu dhënë fund korrupsionit në politikë është vettingu i politikanëve.
Përmes një mesazhi në Twitter lideri demokrat theksoi se kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët dhe po largon të rinjtë nga vendi.
MESAZHI I BASHËS
Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!
