Prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma e biznesmenit, Ruzhdi Hoxha, kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Kështu ka deklaruar një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni.
Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri
“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai për Tv Klan.
Ndërkohë kujtojmë se trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.