HomeKryesorePas Ramës, Alex Soros darkon me Albin Kurtin dhe bashkëshorten e tij...

Pas Ramës, Alex Soros darkon me Albin Kurtin dhe bashkëshorten e tij në Paris

spot_img

Pas publikimit të fotos me Ramën, djali i multimiliarderit dhe filantropit George Soros ka publikuar foto nga takimi në Francë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij.

Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai shpreh kënaqësinë për këtë takim.

“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros. Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.

Po kështu Alex Soros është takuar në Paris edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan vëlla.

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruante Alex Soros, përbri fotos me Ramën.

Pas Ramës, Alex Soros darkon me Albin Kurtin dhe bashkëshorten e tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular