BallinaAktualitetEMRI/Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu e shkrimtari i njohur

EMRI/Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu e shkrimtari i njohur

Ndërron jetë dramaturgu e shkrimtari i njohur, Fadil Kraja. Ky i fundit është dramaturg e letrar i shquar kombëtar, ndërsa ai është autor i mbi 50 dramave dhe komedive.

Kraja, i cili ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare mban edhe titullin e lartë ‘Mjeshtër i madh’. Lajmin e hidhur e ka dhënë Teatri ‘Migjeni’ në Shkodër, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Mësohet se në nder të tij do të mbahen homazhe nesër nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhrit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.🥲
Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

U prehsh në paqe Fadil Kraja!🙏🙏🙏”, thuhet në mesazhin e Teatrit.

 

KUSH ISHTE FADIL KRAJA
Fadil Kraja u lind në Shkodër më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.

Ai luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”. Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular