Një 90-vjeçare me inicialet M.B., ka humbur jetën pasi është asfisuar në banesën e saj e cila është përfshirë nga zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, 90-vjeçarja ishte vetëm në banesën në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari” në kohën kur dhe ra zjarri, rreth orës 15:50. Për pasojë ajo është asfiksuar dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.