Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video ka takimi me Këshillin Kombëtar të PD-së.
Basha shprehet se Kuvendi i 18 dhjetorit ishte i qartë dhe se zgjodhi të ardhmen duke u shkëputur nga e shkuara.
Më tej ia thekson se në bashkëpunim me shoqërinë do t’i japin fund tranzicionit rraskapitës.
“Më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike #ZgjodhiTëArdhmen, sot Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e saj. Të bashkuar me mendje e zemër rreth vlerave tona dhe me forcën morale me të cilën qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës, ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me shoqërinë për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës e për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë🇦🇱 dhe shqiptarët”, shprehet Basha në videon e publikuar.