Nata e famshme e Beogradit, ajo e ndeshjes Serbi-Shqipëri do të mbetet gjithmonë në mendjen e tifozëve shqiptarë, e padyshim edhe të Granit Xhakës. Ky i fundit, në një bashkëbisedim të gjatë në rrjetet sociale me Kozak, ka treguar se si e ka përjetuar atë natë dhe faktin se vëllai i tij, Taulant Xhaka, ishte në fushën e lojës dhe protagonist në ato ngjarje që ndodhën në fushë pasi në stadium fluturoi droni me flamurin e “Autochthonous”.
“Unë jam një person që nuk mbetem shpesh pa fjalë. Atë dite vetë kam pasur ndeshje dhe e kujtoj që ishim me kombëtaren e luanim jashtë. Dhe kur mbaroi pjesa e parë, u fsheha me telefon në dorë dhe pashë rezultatin sa është Serbi-Shqipëri, dhe pashë atë që nuk po luhet më. OK, dal në fushë, kryej 90 minuta lojën. Hyj, mos të rrej, 1000, 2000,3000 mesazhe. “Hallall i qoftë Taulantit”, “hallall i qoftë Taulantit”….
PANORAMASPORT.AL