Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje për protokollin e sigurisë që Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë.
Sipas gazetarit, “ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej”.
“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz.
Madje dhe makina që ai lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.
Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.
Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”, ishte mesazhi i gazetarit për emisionin Opinion, raporton Tv Klan.