Presidenti Ilir Meta tashmë ka firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta bën me dije se në datën 6 mars 2022 do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.
“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ”, shkruan Meta.
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2022/01/20/meta-nxjerr-dekretin-ne-date-6-mars-zgjedhje-te-pjesshme-ne-6-bashki/ […]
Comments are closed.