Rreth 70 rinj nga 35 qytete të vendit do të mund të zhvillojnë praktika pune pranë Postës Shqiptare. Marrëveshja e cila bën pjesë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës edhe Postën Shqiptare është firmosur ditën e sotme mes Ministrisë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe do të mundësojë praktika 3-mujore pranë këtij institucioni.
Të rinjtë, duhet që të kenë përfunduar minimalisht studimet në ciklin e parë Bachelor për t’u bërë pjesë e këtij programi.
Ky memorandum bashkëpunimi synon ofrimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve, duke ju krijuar mundësi integrimi në tregun e punës.
Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja dhe intensifikimi i formave të reja të bashkëpunimit, për zhvillimin e njohurive profesionale të profesionistëve të rinj në një mjedis të vërtetë pune.
Scan