Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Babrroit në Tiranë
Burime policore bëjnë me dije për Panorama.al se një person ende i paidentifikuar ka qenë duke udhëtuar me automjet nga ku ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë.
Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje