Reali pësoi një humbje të rëndë brenda në Madrid, Barcelona e Xavi i dhurojë një leksion të vërtetë futbolli duke i mposhtur me “poker” golash. Sigurisht që ‘El Clasico’ dhe ky sukses i ekipit blaugrana pushtoi faqet e para të mediave spanjolle:
“Natë e erret”, shkruan AS, Barcelona shkatërron Realin më të keq të sezonit. “Të lumtur që ju rigjejmë”, shkruan Sport në faqen e parë duke shtuar se Barcelona rikthehet me një goditje të madhe, turpëron Realin në stadiumin e tyre.
“Një dush historik”, shkruan Mundo Deportivo. “Një shpullë nga ato që të bëjnë keq”, ishte titull i përdoruar nga Marca.