Një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Dropull. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pepel.
Mësohet se V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.