E mori rrjedha e lumit Fan, ja ku dyshohet se ka ngecur trupi i 10-vjeçarit në Mirditë

1
191

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 10-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Fan në Mirditë, teksa hyri në ujë për të marrë topin.

Specialistët e RENEA-s kanë dyshime se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur pranë një ure të dëmtuar. Raportohet se po punohet me mjete për devijimin e ujit.

Ndërkaq kërkimet janë vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë si dhe koha me reshje. Kujtojmë se topi të cilin 10-vjeçari tentoi të merrte në ujë u gjet ditën e djeshme rreth 20 kilometra larg, nga vendi ku po luanin fëmijët.

1 COMMENT

Comments are closed.