Një shpërthim bombole gazi ka lënë të plagosur një grua në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L..
Sipas policisë në banesën e saj ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrenathave të ngjarjes.