HomeAktualitetTërmeti në Bosnje/ Fqinji rrëfen i shokuar si e gjetën 27-vjeçaren e...:...

Tërmeti në Bosnje/ Fqinji rrëfen i shokuar si e gjetën 27-vjeçaren e…: Nëna e saj kërkoi ndihmë por..

spot_img

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë la një viktimë dhe të paktë n3 të plagosur në Bosnje-Hercegovinë.

Fqinji i familjes Sefo, vajza e së cilës humbi jetën pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga kodra dhe ra mbi shtëpinë e tyre, ka rrëfyer për mediat lokale se si e gjatën 27-vjeçaren. Ai tregon se ka mbetur i shokuar, ndërsa thotë se nëna e vajzës kërkoi ndihmë.

“Tragjedi. Shtëpia e tyre është me ndërtim të mirë, por një gur që u shkëput nga një kodër aty pranë ram bi banesë. Nëna e saj thërriti djalin tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”

Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin . Mbi shtëpitë e lagjes kanë rënë gjithsej pesë gurë më të mëdhenj. Unë kam një garazh sipër shtëpisë dhe guri çau murin e garazhit. Po të mos ishte garazhi, do të kishte hyrë në dhomën e ndenjes. Tek një fqinj tjetër, ai goditi cepin e çatisë.”- ka thënë Cerkez për “Avaz”.

Tërmeti ishte me epiqendër pranë qytetit të Mostarit, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në vendin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular