BallinaKryesoreÇfarë do bëni nëse nuk iu njeh Apeli? Ja si përgjigjet Berisha

Çfarë do bëni nëse nuk iu njeh Apeli? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë kryetar i PD nëse vullneti i demokratëve do të jetë ky. Në këtë formë iu përgjigj ish-kryedemokrati pyetjes se si do të veprojë nëse vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk njihen nga Gjykata e Apelit.

“Nëse më votojnë anëtarët do të jem anëtar i PD. Kushdo tjetër i pazgjedhur do të jetë i Edi Ramës. Është e thjeshtë. Nuk ka asnjë lloj targeri, apeli, për të njohur apo jo forcat politike. Kjo drejtësi kontrollohet nga qeveria dhe jo vetëm qeveria. Kjo e bën më jetik revolucionin që zhvillohet në Shqipëri”, tha Berisha

Ai tha gjithashtu, se negociatat e Shqipërisë në BE, po vonohen për shkak të krimit shqiptar, e këtu përmendi rastin e Barcelonës.

“Mos mendoni kurrë, se udhëheqësit Evropianë nuk duan zgjerimin. Absolutisht ata e duan, nuk i pengon asgjë që të thonë këto vende do të bashkohen me ne. Problemi i tyre numër 1 janë të dhënat për krimin që i trembin. Nuk është më sekret, e ka thënë publikisht, që Franca nuk është dakord për dhënien e vizave të Kosovës për shkak të krimit shqiptar. Vagonët, kontejnerët e krimit do të vërshojnë drejt kryeqyteteve të tyre. Barcelona është një nga qytetet më të bukura. Çfarë qëndron të themi? Barcelona e ditës është ajo që them unë, por kush është Barcelona e natës? Bandat shqiptare. Ata shqetësojnë jo vetëm qytetin e mrekullueshëm, por edhe qeverinë spanjolle. Janë të konstatuara. Po Ajran Ndoji që ka dalë duke folur me kriminelët? Janë të vërteta këto. Do të dalin të gjitha. Këtu do jemi”, përfundoi ish-kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular