BallinaKronike“Do ketë arrestime të bujshme”, Hoxha: SPAK mund të zbërthejë një grup...

“Do ketë arrestime të bujshme”, Hoxha: SPAK mund të zbërthejë një grup vrasësish me pagesë

I dyshuar si një prej vrasësve me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri, Nuredin Dumani është tashmë përballë prokurorëve të Prokurorisë Speciale.

Disa ditë më parë u raportua se Dumani kishte pranuar të bashkëpunonte me drejtësinë, por SPAK e mohoi vërtetësinë e lajmit.

Megjithatë, sipas gazetarit Artan Hoxha, shumë shpejt mund të ndodhin arrestime të bujshme nga bota e krimit të organizuar. Sipas tij, Prokuroria Speciale është në rrugën e duhur për të zbërthyer një grup vrasësish me pagesë që kanë kryer atentate nga Elbasani deri në Shkodër.

“SPAK ka marrë shumë informacion prej këtij grupi, ka atentate të kryera në Elbasan, deri në Shkodër. Është një grup vrasësish me pagesë që mund të zbërthejnë shumë vrasje. Besoj se SPAK është në rrugë të mbarë. A do t’i gjejnë, do t’i kapin ata pesë të kërkuarit, dhe Talo Çelën? Nuk e di”, tha Hoxha në “AbcNews”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular