Shpëtim Axhami, kreu i PLL, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se duhet të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit!
“Partia Lëvizja e Legalitetit në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin dhe e ke parë si të qëllimshme e të rrëzikshme mos dënimin e krimeve të komunizmit dhe përdorimin e simboleve të tij në aktivitete zyrtare si rasti i fundit në Cërrik.
Indroktinimi i brezit të ri që në bankat e shkollës duke ju mësuar shtrembër historinë dhe duke i përdorur edhe gjatë orarit mësimor me detyrim në forma të tilla, duhet të dënohet rreptesisht dhe fajtorët të mbajnë përgjegjësi.
Me patjetër është e domosdoshme që ajo që nuk u bë për 30-vjet të bëhet sa më parë duke miratuar paketë ligjore sipas të cilës të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit dhe të dënohen krimet e bëra prej këtij regjimi”.
– Shpetim Axhami, kryetar i PLL