HomeBotaZelensky paralajmëron Putinin: Rusët po dështojnë, nëse tentojnë Donbasin, do t’i futen...

Zelensky paralajmëron Putinin: Rusët po dështojnë, nëse tentojnë Donbasin, do t’i futen një rruge pa krye

spot_img

Presidenti ukrainas, Vlolodymyr Zelensky ka thënë se rusët po përgatiten për një sulm të ri në Donbas. Ai ka thënë se nëse Putini do të ndërmarrë këtë hap, do të futet në një rrugë pa krye.

“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas. Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”, tha Presidenti rus.

Zelensky tha më tej se do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.

Sakaq, vlen të përmendet se gjatë ditëve të fundit ka pasur disa zhvillime ndërkombëtare. Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO. Kryeministrat e të dyja vendeve kanë thënë se do të japin një kontribut të çmuar në aleancë dhe një anëtarësim i mundshëm, s’është parë me sy të mirë nga Kremlini.

 

 

Burimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular