Armando Broja ka shkëlqyer sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit.
Me përfundimin e huazimit, sulmuesi shqiptar i është bashkuar Çelsit, skuadër që zotëron kartonin e tij.
Bergamaskët kanë kërkuar informacione për sulmuesin e Kombëtares dhe kanë nisur bisedimet me klubin londinez për të fituar shërbimet e tij, ndonëse do të jetë e vështirë pasi lista e kandidatëve është shumë e gjatë me Interin, Milanin, Napolin, Dortmundin, Uest Hemin, Evertonin dhe sheikët e Njukasëllit.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.