BallinaPolitikeRamë-Veliaj, ministra e biznesmenë strategjikë, letër SPAK-ut

Ramë-Veliaj, ministra e biznesmenë strategjikë, letër SPAK-ut

Nga Basir Çollaku
(Pak si me shaka)
I nderuar zoti Kraja.
Na mbytën pehrat.
Gjithandej.
Te nderuar ju të tjerët prokurorë, të gjendur aty.
Ne që po ju shqetësojmë në qetësinë tuaj, në këtë gusht të nxehtë e të hallakatur, jemi qeveritarë, kryesuar nga i gjati Rama, për të cilët kanë dalë fjalë opozitare dhe mediatike, se mund të kemi punë dosjesh bashkë, për ca pehra të djegur e padjegur.
Ne kështu. Që u copëtuam për këtë vend. Ne fakt i kemi shkretuar paratë kokërr më kokërr.
Po e nis unë, kryekërkuesi e kryeshkruesi i këtij fermani. E dini vetë, jam Edi Rama, kryeministri qeverisë dhe kryeministri juaj sigurisht, kur vjen puna per të ndenjur në karriket ku jeni apo shkuar gjëkund tjetër në hapat e karrierës.
Natyrisht të tjerët më binden dhe vota ime është rpuna juaj, karriera juaj dhe këtë mesazh duhet ta veshvarni për të mbajtur me vete.
Bashkë me mua janë edhe Arben Ahmetaj, të cilin e lëviza për tekat partiake të Erjonit.
Damiani qe e vura në vend të Taulantit se e trashi punën me çunat e Elbasanit. Beqja që ju e dini rri varur nga sikleti. Engjelli që bën për mua punët e shejtanit. Kryebashkaikët, janë diku rrotull se për ta nuk e lag kush muhabetin.
Tani unë dhe këto nusretasit e mi kemi merak se mos ju ka ikur mendja apo shpëtuar dora, për të na qepur nonje letër për këto marrëzirat e inceneratorëve
I dashur zoti Kraja
Ti e di që pehrat dhe qeveria kanë lidhje se duhet të pastrojne njeri tjetrin. Ju e dini, ajo na çon në burg të gjithëve se eshtë masakër. Po ndodh. Hallexhinj miliardash jemi ne.
Do.gjejmë një menyre qe këtë mesele ta mbyllim me Lefterin dhe Alqin. Sigurisht ata janë mërzitur e bërë derr atje në qeli. Nuk kanë faj shumë. Të rrish në burg kur Erjon Veliaj, strumbullari plehrave Tiranë-Durrës, Ben Ahmetaj, Damiani, Subashi, Agaçi, janë jashte, te bie infrakt nga inati sigurisht.
E di që ju kemi munduar se ky hetim u bë gjashtëvjeçar që kur e shkrepi Prokuroria në Elbasan, pastaj Krimet e Rënda e të lehta dhe tani jemi bashkë me ju të SPAK
Si do bëjmë i dashur Kraja dhe ata dy kandidatë, që po vijnë vërdallë të të zënë vendin pas mandatmbarimit tënd
Sigurisht çdo kandidat duhet të prermtojë dy tre gjëra të vogla, para se të mund të zgiidhet prokuror drejtues i SPAK
Së pari Inceneratorët
U trash kjo gjëja prokuror i dashur
E di që edhe unë kam firmosur.
Edhe Beni, Erjoni, e plot të tjerë që janë brenda dhe jashtë.
Po na duheshin paratë e shkreta. Kemi kaluar tre palë zgjedhje me to dhe na janë dashur ca milionë e dollarë si parë xhepi, helbete.
Se kush e nxori firmën time dhe 17 vendime qeveri në një ditë një dreq e di. Por prokuror i dashur dhe ju kandidatë e dini se ata na kanë inat. Ne kemi fimosur për të pastruar dhe plehrat dhe buxhetin.
Pra së pari unë jam i pafajshëm
Po të tjerët?
Këta do të jenë të fajshëm si të vendosim bashkë
Veliaj po bën shumë naze dhe kërkon të më zërë vendin. Eshte mprehur prej vitesh. Tahirin e përcolli në burg. Ne fakt atë e nisa unë se njëri do të shkonte atje për të zbutur zullumet e mëdha. Mbuluam Shqipërinë me droge dhe ju te SPAK qendruat fort. Su kerciti për ata 120 drejtues policie nëpër banda. Fundja me banda dhe mafie po punoj unë dhe ju e dini mirë. Keni tabulatet e mia dhe bandave dhe une aty jam plot mesazhe e biseda. Por inteligjeca juaj nuk zhgenjen. Mos i luani. Me këta ndërkombëtaret merrem vetë. Ka dollarë për të gjithë.
Puna është se opozita po na mëerzit me këto dosjet e përditshme me prova e fakte. Ku dreqin i gjetën.
Do thoni u ka dhënë Ahmetaj shkresat. Mbase. Edhe bën vaki, ndaj iku pak më parë ai, pasi na rindërtoi fondet e tërnetit.
Puna është kë do palosim për të ushqyer zemërimin e miletit, zoti Kraja?
Se dhe kjo fajin e ka Saliu pas 9 vitesh, u bë pak bajate. Për Erjonin kam.frikë se na plas sherri me xha Sorosin.
Ahmetaj e Damiani Agaçi i dinë zullumet se bashkë i kemi bërë.
Po nuk verpuam shpejt kush dreiqn e di se çfarë mund të na nxjerrë Teri dhe Alqi. Se gjysëm miliard euro nuk i justifikojmë të gjitha me to.
Të këpusim ca drejtorë të tjerë, bëjmë zhurmë dhe sajojmë një dosje tjetër. Ketej nga opozita kemi ndonjë të përzier?
Apo kush rri urtë ka duart aty brenda?
Subashi tbonë është taksapagues i rregullt. Po i ramë kësaj Sakos së Durrësit na del zbuluar Erjoni.
Llatja ne Elbasan është dhe kushëri me Xhaçken më duket, se e kam ministre strategjike. Beqja është i bindur edhe ta gjen pinin financiar me shpejtësi. Andej nga KESH po bëhet hataja por si prekim dot, se me leje kane punuar dhe andej. Ai Çela ka boll dosje te ju në SPAK, po ku i mbani kaq shumë. Thirreni njëhere sa per ta trembur, se çdo gjashtë muaj hap fjalë se do të bëhet ministër. E më zihet me Ballukun, që mezi i sajova.
I dashur zoti Kraja
Nuk di çtë kanë thënë në USA se sme dërgove fjalë, por ti e di se dhe atje kam miq unë, për porosi. Paraja e madhe hedh dlobingun përpjetë.
Këtë vjeshtë para zgjedhjeve inceneratorët duhet t’i sajosh e bësh derman disi. Ai pas teje do të jetë njëri prej premtuesve se do e shpartalloje dosjen, pjesën e mbetur xhanëm dhe telashet do të fiken ngadale.
Per ambasadat mos ki merak. Thonë nga nje fjal, fiksi si jua shkruan Fuga.
Për Portin e Durrësit mos u ndjeni. As pēr Kokainën. Ca tonelata janë. Kemi borxhe te tē huajt.
Do të shkruaj njeë.letër më të zgjeruar për korrupsionin e madhe të opozitës ne këto vite te qeverisjes sime socialiste. Ata na kane penguar.
Do kishim boshatisur Shqipërinë që në mandatin e parë.
Edhe do të kishim shitur për së dyti më shpejt, tokë dhe det.
Ju qëndroni të fortë.
Reforma na dha krahë.
Tani një çështje gjyqësore do 10 vite nga 10 muaj të përfundojë. Ndërkombëtarët nuk do të lejojne asnjë vend tjetër, të bëjë këtë eksperiment kanibal me drejtësinë.
Me pronat kemi mbaruar punë. Pronarët i kemi bërë kashtë e koqe dhe ua kemi palçkitur të gjitha. Historia e dosjeve të spiujëve është tallava vere. Si gjithmonë. Ndryshe drejtësia e re do boshatisej e para.
Më shkruani prokurorë të dashur nëse keni halle familjare
Qeverinë keni në çast gati
Me shpejt se pizza taksi
U pafshim me të mira, në dosje të ngrira.
Nga unë Edi Rama dhe shoqnia Erhon Veliaj, por me ne edhe disa ministra e biznesmene strategjikë.
Na uroni punë të mbarë, për pasurinë tonë me lejen tuaj…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular