BallinaKronike26-vjeçarja vdes papritur në lokal teksa ishte duke kërcyer me miqtë dhe...

26-vjeçarja vdes papritur në lokal teksa ishte duke kërcyer me miqtë dhe motrën

Një 26-vjeçare, Francesca Testana, u sëmur ndërsa ishte në një klub nate në Latina dhe vdiq.

Mediet italiane bëjnë me dije se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë, por për të renë, nënë e dy fëmijëve nuk kishte asgjë për të bërë.

Motra e gruas, Elisa, ka shkruar një postim në Facebook kundër atyre që bëjnë supozime.

“Vdiq një nënë 26 vjeçare, kaq duhet të thuash. Motra ime nuk ishte e droguar as e dehur, u sëmur. Në një lokal. Sepse po, edhe nënat mund të dalin , kërkoj heshtje dhe respekt për familjen time e cila tani është e shkatërruar.”

E reja vdiq rreth orës 1:30 të mëngjesit teksa ndodhej në klubin e natës El Paso me një grup miqsh dhe motrën e saj.

“Ndodhi shumë shpejt, ajo ra në tokë ndërsa ishte duke kërcyer”, thanë dëshmitarët.

“Stafi ndërhyri menjëherë, por nuk kishte asgjë për të bërë.”

26-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa prokurori ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular