Ne disa foto te shperndara ne rrjetet sociale nga pjesmarresit ne nje aktivitetet në Washington, mes te ftuarve shihet edhe ish kryetari i PD Lulzim Basha. Në foto shihet Basha me presidenten e BERZH-it Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Washington DC.
Kjo është vizita e parë e Bashës në SHBA, pas një kohe të gjatë. Pak muaj më parë kur ishte ende në drejtimin e PD, Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA.
Muajt e fundit, Basha ka qenë nën akuzë nga kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike se për shkak të një çështjeje të hapur në SHBA, në lidhje me financimet ruse, ish-kreu i PD nuk mund të hynte dot në SHBA