HomeKryesoreVendimi për ligjshmërinë e PD, shtyhet seanca në Apel, ja kur do...

Vendimi për ligjshmërinë e PD, shtyhet seanca në Apel, ja kur do të zhvillohet

spot_img

Të gjithë në Partinë Demokratike sot ishin “sy e veshë” nga Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila kishte njoftuar se do të jeptë vendimin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt dhe kërkesën e bashkimit të dy statuteve. Por kjo seancë mëson Alfapress.al është shtyrë për në datën 10 nëntor, pasi nuk është paraqitur përfaqësuesi ligjor i PD-së së këtij grupi Indrit Sefa

Kështu Gjykata e Apelit pritet që pas një jave të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. PD thekson në akimimin e saj se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.

Ky ankim do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtare e cila përbëhet nga Irida Kacerja, Sirela Tore, Genti Shala dhe Mona Muçi si anëtare.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular